TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka uruar sot përmes një letre, Presidentin e zgjedhur të Francës, Emmanuel Macron.

Duke vlerësuar zgjedhjet në Francë, Basha e përgëzon Presidentin e zgjedhur Macron, për kurajon dhe projektin e tij.

Më poshtë, letra e urimit të z.Basha.
Leter urimi per Presidentin e Zgjedhur Z. Emmanuel Macron
Emmanuel Macron u shpall dje Presidenti i ri i Francës. Pas raundit të dytë të zgjedhjeve të zhvilluara dje, kandidati i qendrës së majtë ka fituar me 65.5 % përballë kundërshtares së tij populiste të ekstremit të djathtë Marine Le Pene, me 34.5% të votave.

Sondazhet e kryera nga tre institutet Ipsos, Ifop dhe BVA, dolën të gjitha pro-fitores së Macron.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: