Kreu i PD, Lulzim Basha me rastin e Pashkëve katolike ka vizituar Kishën e Jubës në Rrushkull.

Basha ka uruar besimtarët katolikë dhe mbarë shqiptarët për këtë festë.

Ai shpreson për një fillim të ri jo vetëm për katolikët por gjithë shqiptarët.

“Gëzuar të githë besimtarëve katolikë të mbarë kombit shqiptar. Edhe simbolika e kësaj feste është dita e ripërtëritjes së besimit. Qoftë një fillim i ri jo vetëm për besimtarët katolikë, po për gjithë vëllezërit e motrat shqiptarë”,- tha  Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb