Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka uruar presidenten e sapozgjedhur të Parlamentit Europian Roberta Metsola. Basha shkruan në një postim në “Twitter” se mesi pret të punojnë krah për krah në përmbushjen e plotë të integrimit të Shqipërisë në BE.
“Urime Presidentes së re të Parlamentit Evropian, Roberta Metsola. Duke ju uruar më të mirën dhe çdo sukses në pozicionin tuaj të ri, mezi pres t’ju mbështes dhe të punojmë krah për krah në përmbushjen e plotë të integrimit të Shqipërisë në BE”, shkruan kreu i PD.
Congratulations to the new President of the European Parliament, @RobertaMetsola . Wishing you the best and every success in your new position, I look forward to supporting you and working side by side in fullfilling Albania’s 🇦🇱 integration in the EU 🇪🇺 pic.twitter.com/fneeZY9Vr4
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) January 18, 2022
Me një shumicë të qartë, Parlamenti Evropian votoi konservatoren Roberta Metsola si presidenten e tij të re, duke zëvendësuar David Sassoli, i cili vdiq papritur javën e kaluar.
Metsola, 43 vjeçe, vjen nga Malta dhe i përket fraksionit të qendrës së djathtë të Partisë Popullore Evropiane (EPP).