Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha deklaroi se vala e dytë, që me gjasa ka nisur, e ka gjetur kryeministrin Edi Rama të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore.

Në një deklaratë për mediat kreu i opozitës theksoi se tashmë sistemi është në kolaps dhe se kjo sipas tij nuk mund të fshihet. Po ashtu ai kujtoi dhe 4 hapat e propozuar nga PD që sipas tij duhet të ishin marrë parasysh.

“Edhe vala e dytë, që mesa duket ka nisur, e gjen Edi Ramën të papërgatitur për t’ju përgjigjur emergjencës shëndetësore. Kam kërkuar që të merren 4 hapa të thjeshtë, të çohen në 2500 testime në ditë. Kjo bën që të bëhen testime në kohë. Evidentim të atyre që e kanë marrë virusin, dhe kontaktet e tyre e më pas izolimin e trajtimin e tyre. Në kushtet e kësaj përqindje, OBSH e konsideron minimal numrin e testimeve. Shqiptarëve me COVID tu rimbursohet paketa e ilaçe e. Shqipëria ki ka mundësitë që askush mos ta humbasë jetën, pasi nuk harrin dot që të blejë paketën e ilaçeve. Nëse paratë e shqiptarëve në këtë kohë krize do të shkonin për pandeminë, atëherë rimbursimi total i shpenzimeve të atyre që kurohen në shtëpi, do ishte thërrime krahasuar me ato që shkojnë për gostinë e investimeve. Gjatë fundjavës janë përballur me COVID dhe u trajtuan për një periudhë kohore në spitale rajonale të papërgatitura. Bonusi për mjekët dhe infermierët është detyrim që kemi ndaj tyre, për sakrificën e madhe dhe ekspozimin ndaj rrezikut. Sot sistemi është de-facto në kolaps. Sot këtë nuk e fshehim dot.”, tha Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb