TIRANE-Kreu i PD, Lulzim Basha u pyet disa herë  mbremjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ nëse do të hyjë me Ramën kryeministër në zgjedhje. Ai tha se do të ketë protesta të vazhdueshme nëse mazhoranca nuk do të pranojë zgjidhje politike të krizës në vend, por është kundra dhunës. “Nuk shkel mbi kufoma për të ardhur në pushtet”, theksoi Basha.

Basha: Ne na takon të propozojmë një zgjidhje politike. Zgjidhja institucionale që ne kemi propozuar është largimi i politikanëve të lidhur me krimin. Pra ti presim kokën dhe jo këmbët.

Pyetje: Ska për të ndodhur. Çdo bëni në këto kushte?

Basha: Nëse ndodh kjo atëhere popullit i lind e dreta ta rrëzojë këtë qeveri. Asnjë partie politike në bindje time sepse gjerat kanë evoluar, unë si kryetar i partisë kam një formim timin, por po e them sot që asnjë parti politike ne demokraci smund të kërkojë rrëzimin e qeverisë me të gjitha mjetet. Por populli i ka të gjitha mjetet ta rëzojë çdo qeveri me të gjitha mjetet. Në emër të themeleve të bashkëjetesës demokratike.

Pyetje: Këtë e ka thënë Rama me 21 Janar?

Basha: Jo nuk ka thënë këtë ai. Ka thënë gjë tjetër. Tani si mund ta rëzojë? Mbetet një rrugë. Për mendimin tim ska nevojë për dhunë. Në mendimin tim, 10 mijë, 20 mijë qytetarë të çohen në protestë të përsëritur, kjo qeveri e larguar moralisht dhe politikisht, largohet edhe faktikisht. Pork a shumë rëndësi të ikë me votë në një dimension të plotë popullor. Siç e kemi treguar nuk e kemi vështirësi të mobilizojmë masa të mëdha njerëzish. Ju thoni ishin militant. Por rëndësi ka qën të krijohet konsensusi qytetar që largimi i këtij është një çështje e dorës së parë për demokracinë, sigurinë dhe qeverisjen e vendit. Njerëzit kanë mundësinë dhe të drejtën ta largojnë. Detyra jonë e opozitës përveç denoncimit është të tregojnë vizionin tonë, alternativën tonë dhe të bindim që nuk do ikë një Ramë e do vijë një tjetër. Por do të shembet sistemi që ka krijuar ky njeri. Ku shtyllat e këtij sistemi janë marrëdhënia politikë-krim, marrëdhënia e Ramës he kapitalizimin klientelist që e njohim si oligarki, ku 10 njerës në Shqipëri marrin lekët e shqiptarëve në koncensione dhe kontrata shërbimi pa 0 leverdi publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: