Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vijon takimet me biznesin e vogël në mbarë vendin, pasi po përballen me pasojat e krizës së shkaktuar nga koronavirusi .

Basha është ndaluar sot nëElbasan, ku mes të tjerash thekson se “qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët, ndërsa bashkia po iu vjel të gjitha detyrimet vendore”.

Mesazhi i Bashës:

Biznesi i vogël në Elbasan si kudo në Shqipëri është në krizë të thellë. Xhiro ditore ka rënë nën 50 përqind dhe shumë sipërmarrës të vegjël po detyrohen të mbyllin aktivitetin.

Qeveria i braktisi bizneset dhe qytetarët ndërsa Bashkia e Elbasanit po ju vjel të gjitha detyrimet vendore ndonëse u zotuan se kjo nuk do ndodhte.

7 vjet më parë Edi Rama erdhi me premtime të mëdha për qytetarët e biznesin. Por të vetmit që përfituan janë një grusht oligarkësh. Të lodhur, të mashtruar, të varfëruar e të braktisur qytetarët kërkojnë ndryshim.

Të bashkuar dhe me votën e lirë të qytetarëve do të sjellim normalitet dhe do t’i japim zgjidhje krizës së rëndë ekonomike duke krijuar mundësi për punë e mirëqenie për çdo shqiptar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb