BERAT

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha po zhvillon një takim me bizneset e vogla, në Urën Vajgurore. Në fjalën e tij, kryedemokrati u tha qytetarëve të pranishëm në takim se vendi nuk është i varfër, por i vjedhur.

Basha, u shpreh se ka qenë shpeshherë në këtë zonë  dhe se banorët nuk janë dembelë.

“Kam qenë shpeshherë në këtë zonë, kam parë potencialin e bujqësisë. Banorët  duart i kanë me kallo, nuk janë dembelë. Bujqësia nuk të fal njerëzit janë punëtorë. Problemi nuk është se jemi një vend i varfër, por jemi një vend i vjedhur. E vetmja rrugë drejt Europës është emigracioni klandestin. Blihet 20 % më pak bukë dhe ky thotë se ka rritje ekonomike. Kush ka rritje ekonomike? Damiani që pi 2000 euro verë. Edhe ajo nuk mjafton për rritjen ekonomike. Sot, vetëm Bashkitë fusin nja 6-7 taksa. Do ketë vetëm një taksë.  Shumë rrallë grisen ato fatura se paratë përfundojnë në duart e inspektorëve.

Ti the çfarë të bëj. Njëra rrugë është të pranosh fatin kokëulur dhe të shkosh në emigracion. Që të çlirojmë ekonominë na duhet të ulim taksat. Interesat e tyre  është të vazhdojnë ta mbajnë Shqipërinë këtu.”- u shpreh Basha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb