Zëvendëskryeredaktori i gazetës “Panorama”, Arestir Lumezi, i ftuar në rubrikën “Opinion”, në “Neës 24”, komentoi situatën aktuale në PD.

Ai tha se leximi i firmetarëve për Kuvendin e 11 dhjetorit është një strategji për të mbajtur ndezur debatin ndërkohë që tha se pretendimi që firmat nuk janë ka rënë.

Lumnezi thya se Berisha e ka betejën me SHBA-në por goditi edhe Bashës i cili preferoi të shpëtonte PD-në.

Më tej ai shpreh se duke njohur inspiruesin e masës çdo gjë mund të pritet në ditët në vijim ndërsa nuk përjashtoi edhe protestat.

“Ka qenë një strategji për ta mbajtur debatin ndezur. Perdja e pretendimeve qe firmat nuk janë në kuti ka rënë. Nëse është i ligjshëm apo jo Kuvendi është një debat që i përket organeve të PD. Por kërkesa për thirrjene  tij është shprehja e një vullneti. Ndërkohë që në Europën Lindore liderët e Partisë Demokratike i hapën rrugë qeverive më pak populiste këtu vazhdojnë karizmi i loiderëve dhe mostërheqja e tyre kurrë nga pozicionet në parti a qeveri si një trashëgimi e një 50-vjeçari. Berisha e ka mbështetjen sepse është drejtuesi prej 25 vitesh në PD. Berisha ndiqet, pjesa më e mdhe janë njerëz të ish-admin itratës së dikurshme. Ata ia dinë Berishës për nder. Duhet të mbizotërontë vetëdija mbi partinë se sa për liderin. Berisha betejën e ka me SHBA, por godet edhe Bashën pasi priste që të ngrinte kundër të gjithë PD-në. Basha preferoi të shpëtojë partinë. Mund të ketë edhe një ndërhyrje tjetër nga SHBA ndoshta për t’ju hapur sytë edhe ndjekësve të Berishës nëse ishte e drejtë apo jo shpallja non grata. Nuk do të jetë një javë e qetë sepse  Kuvendi i 11 dhjetorit mund të marrë vendim për shkarkimin e Bashës, ndryshimin e statutit. Mund të kemi çdo ditë manifestime tek PD deri në kuvendin e 18 ose të pengojnë hyrjen e Bashës në seli. Të gjitha këto janë të mundura. Duke ditur inspiruesin e masës, çdo gjë pritet”- tha ai.

Ndërkohë për kampin tjetër ai u shpreh se PS është akoma në një analizë paszgjedhore.

“Rama kërkon më shumë disiplinë dhe dalje nga rreshti. Të gjithë personat që nuk kanë qenë dakort me të ose janë lënë në hije ose nuk janë në ekip. Ajo që po ndodh në këtë periudhë në PS, është analiza e 25 prillit. Rama ka shprehur shqetësim për mbi 80 mijë votat e pavlefshme ku PS  ka humbur 4 mandate”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: