Kreu i PD, Lulzim Basha, nënvizon si pikë të rëndësishme të programit të qeverisjes së tij kufizimin e pushtetit.

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”, Basha tha se nëse ai fiton zgjedhjet do t’i propozojë Kuvendit kufizimin deri në dy mandate të kryeministrit. Madje nëse një gjë e till nuk do të pranohet nga ligjvënësi, Basha tha se do t’i drejtohet popullit me referendum.

“Kufizime në dy mandate i Kryeministrit është zotimi im dhe unë do ta bëjë këtë ligj. Do ta bej me Kushtetutë. Në qoftë se parlamenti i ardhshëm nuk do ta pranojë këtë propozim, që nuk kam aryse ta besoj që nuk do ta pranojë, unë do t’i drejtohem qytetarëve me referendum, në mënyrë dhe një nga normat do të jetë kufizimi i pushtetit, pushteti absolut është një nga arsyet që ne kemi ardhur këtu.
Unë jam për një Republikë ku institucionet realisht janë të balancuara me pushtetet që kanë, janë të kufizuara me pushtetet që kanë dhe në fund do t’i shërbejnë interesit të njerëzve dhe jo interesit të partive politike”, tha Basha.

Më tej kreu i demokratëve shtoi se do të propozojë reforma kushtetuese për rikthimin e sistemit mazhoritar në zgjedhje dhe riformatimin e parlamentit në dy dhoma.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb