Kryetari i PD Lulzim Basha në një deklaratë për mediat nga selia blu deklaroi se Edi Rama është shëmbylltyrë e së keqes.

Basha theksoi se Rama është shëmbylltyrë e krimit, duke mbuluar zullumet e mëdha të vendit.

Kjo qeveri ka prodhuar dështime spektakolare. në gjithë politikanët, Edi Rama është shëmbylltyra më e madhe e së keqes. Ramës i është dhënë besim i madh politik, por ka shpërdoruar duke i sjellë vendit shkatërrim dhe rrënim. Sot largimin e Ramës e duan edhe shumë nga ata që kanë punuar për fuqizimin e tij, duke iu besuar fjalëve dhe injoruar ata që bën. Ai ngatërron qitjanet me flamujt.

Më 2013 Edi Rama gëzoi mbështetje. Ai përdori pushtetin vetëm për punë të këqija. Ai tradhtoi shqiptarët, të ardhmen e tyre. Edi Rama ishte i kapur nga krimi dhe interesat grabtare. Krimi u mobilizua për të ardhur në pushtet”, tha Basha.

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: