Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë së PD-së, Aldo Bumçi në një komunikim për mediat deklaroi se në 8 vite opozitë kanë realizuar një aksion të fortë kundër narkoshtetit.

Ndërsa u ndal tek përplasjet e brendshme në Partinë Demokratike, Bumçi tha se kjo është një krizë e Lulzim Bashës, duke shtuar se pavarësisht çdo aksioni Basha nuk arriti drejt fitores.

“Kjo është një krizë e Lulzim Bashës. Kemi 8 vjet në opozitë. E kemi ndjekur në çdo aksion. Kjo është krizë e një personi. Kishim përballë një narkoshtet, por në 8 vjet kur ke bërë çdo aksion të fortë dhe nuk arrin fitoren, çfarë do të thuash? Tha masakër zgjedhore. Çfarë bëri? Çfarë do ti thuash demokratëve kur i braktis. Vendimin për Berishën i referohet 2055-2013. A pranojmë ne si demokratë që ajo është qeveri e korrupsionit, ne nuk e pranojmë këtë përkufizim”, tha më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: