TIRANE- Pas dekretimit nga presidenti Nishani të 6 ministrave teknikë, që u zgjodhën nga Partia Demokratike, falë marrëveshjes së lidhur me PS-në, lumë komentesh kanë vërshuar në profilin e ‘Facebook’-ut të kryeministrit Edi Rama. Në një postim që ky i fundit bëri mëngjesin e sotëm, të shumë kanë qenë qytetarët që e kritikonin të parin e qeverisë për marrëveshjen me PD-në.
Rama koment
Mes komenteve të shumta spikat ai i një qytetari, i cili pohon se 6 ministrat e rinj janë pjesë e kupolës së ish-kryeministrit Berisha. Rama është treguar tepër diplomat në përgjigjen e tij, ndërsa i bën thirrje qytetarit që të votojë PS në 25 qershor dhe të tjerat t’ja lërë në dorë atij.

Sakaq, një tjetër qytetar i shkruan kryeministrit me ironi se të gjitha problemet e Bashës dhe Berishës i zgjidhi, por premtimin për aeroportin e Kukësit, sipas tij Rama se mbajti. “Me fal, s’kam thene une qe do hapet aeroporti i Kukësit brenda vitit, sepse as e kam menduar qe mund te realizohet”, i është kthyer Rama, qytetarit.
Rama 2
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: