Misioni i përmbushur për rikthimin në Europë ka kthyer qetësinë te Milan, që tani mund të punojë pa presion për sezonin e ardhshëm. Konfirmimi i Stefano Piolit në pankinë ka krijuar një tjetër perspektivë edhe për dy nga njerëzit më të rëndësishëm të “Djallit” si Paolo Maldini dhe Zlatan Ibrahimovic. Të dy me siguri drejt largimit nëse Milani do t’I besohej Ralf Rangnick, tani ka shumë mundësi të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Ac Milan, La Dirigenza Rossonera A Milanello Con Mister Pioli
Ac Milan, La Dirigenza Rossonera A Milanello Con Mister Pioli

Sulmusi suedez nuk është plotësisht i bindur, por gjithseesi, optimizmi se mund të rinovojë edhe për një tjetër sezon ka marrë doza të mëdha. Ndërkohë, në klubin kuqezi kanë intesifikuar lëvizjet edhe në merkaton e verës për të forcuar skuadrën.

Gettyimages 1257460266 1
Gettyimages 1257460266 1

Takimi i parë për Luca Jovic është mbyllur me nota pozitive, ndërsa një goditje e madhe zbulohet nga mediat italiane. Këto të fundit bëjnë me dije se Milan ka hyrë bindshëm në garë për të marrë shërbimet e Sandro Tonalit. Talenti I futbollit italian kërkohet me ngulm edhe nga Interi, duke projektuar një derbi të zjarrtë edhe në merkato.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb