Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i ka bërë thirrje shqiptarëve të Malit të Zi që të bëhen pjesë e zgjedhjeve që do të mbahen në këtë shtet.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’ Ahmeti ftoi qytetarët shqiptarë që të dalin masivisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre të lirë me votë. Ai theksoi se ‘shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perëndimor të vendit.’.

MESAZHI I AHMETIT
Në prag të zgjedhjeve në Mal të Zi, që nga Tuzi deri në Ulqin, Plavë e Gusi, kam nderin të ftoj të gjithë shqiptarët e vendit tonë mik që të dalin masovikisht në votime dhe të shprehin vullnetin e tyre demokratik për ta përforcuar nyjen kyçe të vendit euroatlantik e ajo nyje është komuniteti shqiptarë në Mal të Zi.

Shpreh përkrahje të parezervë dhe të fuqishme për të gjitha forcat progresive ne rajon të cilat promovojnë orientimin perendimor të vendit.

Ju uroj garë fer e demokratike dhe të jeni sa më të bashkuar për të mirën tuaj të përbashkët!

Bashkë më të fortë!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: