E ftuar në studion e emisionit ‘Kjo javë’, nënkryetarja e PD Jorida Tabaku komentoi dënimin e ish ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri, me 3 vite e 4 muaj burgim. Ndonëse u shpreh se e ka patur të vështirë të flas në aspektin politik dhe personal, për shkak se me ish ministrin kanë qenë bashkë në të njëjtin gjimnaz, Tabaku tha se akuzat ndaj tij i ka shprehur gjithnjë me zë të lartë.

Ndër të tjera Tabaku theksoi se me dy ministra në burg, kryeministri Edi Rama sot duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

“E kam të vështirë të flas në aspektin politik dhe personal të saj, nuk më ka ndaluar asnjë moment që unë të bëj akuzat e mia publike ndaj z. Tahiri sa here e kam gjykuar dhe në fakt kam qenë zë lartë sa i përket akuzave në drejtim të tij.
Dua ta shoh në aspektin e zbatimit të reformës në drejtësi, nga kjo pikëpamje nëse dy ministra prej akuzave konkrete të PD edhe me mbrojtjen e kryeministrit, janë përpara drejtësisë, besoj se ky është një hap. Rama deri në momentin e fundit e ka mbrotjur ministrin Tahiri, thotë ‘dy fletë bakalli nuk justifikojnë një ministër’. Kur bëhet fakt më pas thotë nuk merrem me vendimin e gjykatës, por për një kryeministër të ketë dy ministra në burg, që i ka mbrojtur vetë duhet të kishte dhënë dorëheqjen sot. Nuk duhet të ishte më kryeministër. Dhe duke patur parasysh faktet dhe akuzat e tjera, unë flas për inceneratorët, por ka edhe në shumë të tjera, ministra të tjera të përfshirë”, tha Tabaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb