BELGJIKË

Në prag të Konferencës së Donatorëve, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca ka thënë se ka pasur përgatitje shumë intensive dhe tashmë janë hapat e fundit të saj.
Ai shprehet se nesër komuniteti shqiptar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar dhe Shqipërinë. Konferenca e Donatorëve titullohet ‘Bashkë për Shqipërinë’ ku vende dhe organizata të ndryshme do të kontribuojnë me donacione për procesin e Rindërtimit nga të prekurit e tërmetit të 26 nëntorit.

”Pas një përgatitje shumë intensive, ne jemi duke ndërmarrë hapat e fundit përpara se të nisim nesër Konferencën e Donatorëve për Shqipërinë. Komuniteti ndërkombëtar do të tregojë solidaritetin e tij për popullin shqiptar.”- shkruan Soreca në Tweeter.

 

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb