Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në bashkëbisedimin me qytetarët e kryeqytetit ka siguruar se në mars fillon riparimi i pallateve të dëmtuara nga tërmeti.

Veliaj thotë se në pjesën urbane janë dy lagje, ndërkohë thotë se vlera e pronës tashmë është rritur me 11% në Tiranë.

Lagjet e reja që do të ndërtohen në Tiranë janë në Kombinat dhe ‘5 Maj’, dhe Veliaj ka siguruar se do të jenë me standarde shumë të mira.

‘’Në disa raste ja vlen rigrupimi, duke i afruar afër shërbimeve. Këtë gjë po e bëjmë në Vaqarr, në Baldushk. Kjo është për pjesën rurale. Në pjesën urbane që janë dy lagje. E paimagjinueshme, do të thotë që vetëm ideja e lagjes së re a kush do të shkojë në lagje të reja i ka rënë bingoja. Sipas kalkulimeve tona prona është rritur me 11% të vlerës në Tiranë. Në mars do të fillojmë me riparimin e pallateve me fondin e bashkisë së Tiranë.’’- tha Veliaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb