MONPELIE– Analiza e kutisë së dytë të zezë të avionit, tip A320 të kompanisë “Germanwings” që u rrëzua në Alpet Franceze konfirmon veprimin vullnetar të bashkëpilotit në kabine për të ulur avionin, sipas hetuesve.

“Një hetim i parë i pajisjes së gjetur sot tregon se bashkëpiloti në kabinë ka përdorur autopilotin për të çuar avionin drejt një lartësie prej 100 metrash dhe, pas shumë përpjekjesh drejt zbritjes, piloti ka ndryshuar vendosjen e autopilotit për të rritur shpejtësinë e avionit në zbritje”, tha në një deklaratë Zyra franceze e Hetimeve dhe Analizave (BEA).

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: