Teksa kryeministri Edi Rama po zhvillon një komunikim me gazetarët, ku pjesë e diskutimit është bërë dhe programi ekonomik i PD-së për zgjedhjet e 25 prillit, vjen një kundërpërgjigje nga kampi opozitar.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka thekson se është e kuptueshme pse Rama është trembur nga Lulzim Basha, ndërsa theksoi se koha e tij ka mbaruar. Sipas Palokës, në 25 prill humbet Rama dhe fiton Shqipëria.

“Eshte me se e kuptueshme pse je i trembur nga Lulzim Basha. Ske faj. Te ka nxjerre ashtu sic je para shqiptareve dhe nderkombetare nje hajdut dhe bashkepuntore kriminelesh e perdhunuesish. Koha jote ka mbaruar. Me 25 prill ti humbet, Shqiperia fiton.”, tha Paloka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: