Gjykata ka caktuar sot masën e sigurisë “arrest me burg” për 22-vjeçarin Sebastian Mali, i cili dyshohet se është bashkëpunëtor në vrasjen mafioze të Hekuran Billës, te Komuna e Parisit.

Mali është nipi i Prel Markut, i vrarë nga Billa në vitin 2006 në një lokal në Angli. Gazetarja Klodiana Lala raportoi për “BalkanWeb” nga Krimet e Rënda se Prokuroria ka prova dhe fakte që implikojnë Sebastian Malin në vrasjen e Billës.

Në dosjen e Prokurorisë thuhet se Mali ka shkuar në Shkodër, ku ka shkëmbyer mjetin e tij dhe më pas është kthyer në Tiranë dhe ka mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e Billës, deri tek ekzekutimi i tij, mbrëmjen e 11 qershorit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb