Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për dy të arrestuarit Besian Xhixha dhe Enver Diva, të dyshuar si bashkëpunëtorë në vrasjen e dy vëllezërve Haxhia, në prill të vitit 2020, në Durrës.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se asnjëri prej tyre nuk ka folur në seancën gjyqësore.

Besian Xhixha dhe Enver Diva u arrestuan pak ditë më parë nga Policia e Durrësit, e cila deklaroi se nga hetimet e kryera dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë krijuar dhe siguruar mjetet për kryerjen e vrasjes së shtetasve Besmir dhe Viktor Haxhia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb