Senatori i lartë, Frantz Klintsevich, zëvendëskryetar i Komisionit për mbrojtje dhe siguri të Dhomës së Epërme të Parlamentit rus, ka thënë se vrasja e ambasadorit rus “ka qenë akt i planifikuar”.

“Të gjithë e kanë ditur se ai do të merrte pjesë në këtë ekspozitë fotografish”, ka thënë Klintsevich.
“Mund të jetë ISIS, apo armata kurde, e cila përpiqet ta dëmtojë Erdoganin”, ka shtuar ai.

“Por, mund të jen – me shumë gjasë – përfaqësuesit e shërbimeve sekrete të një vendi të NATO-s ata që qëndrojnë prapa”, ka deklaruar Klintsevich.

“Kjo përbën sfidë për Rusinë”, ka shtuar ai. Senatori është anëtar i këshillit udhëheqës të partisë Rusia e Bashkuar, që qëndron prapa presidentit rus, Putin.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: