Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një konferencë të zhvilluar me gazetarët foli për rrugën drejt integrimit europian.

Sipas kryedemokratit , personi i vetëm që ka penguar dhe vijon të pengojë Shqipërinë të bëhet pjesë e BE-së është kryeministri Edi Rama.

I pyetur nëse ka ardhur koha që opozita dhe mazhoranca të bashkëpunojnë  për këtë çështje, Basha tha se koha ka ardhur dhe ka kaluar dhe se nuk është ai njeriu i cili ka sjellë pengesë për integrimin e vendit.

“Koha ka ardhur dhe ka kaluar. Kush e ndaloi Vettingun e politikanë 2018. Kush e  vonoi 2 vjet dekriminalizimin? Kush i futi kriminelët në Kuvend? Kush bllokon Komisionet Hetimore për ti shkuar deri në fund aferave korruptive. Kush i bën presion organeve të Vettingut dhe largon këdo që nuk kanë në kontroll? Kush i rrit çmimet për shqiptarët? Kush e ka shkatërruar konkurrencën në treg. Kush ndryshoi në mënyrë të njëashme kushtetutën pavarësisht e thirrjeve të ndërkombëtarëve? Ka ndonjë dyshim nëse jam unë apo Edi Rama , apo nëse është PD apo PS autore e këtyre? Ka vetëm një pengesë që e mban Shqipërinë larg BE, dhe ky është fakt. Është vetëm një njeri i cili ka lakmi për të mbajtur pushtetin për interesa personale. Rruga e vetme për të hapur portën e Europës është rikthimi tek demokracia , ndaj edhe kemi propozuar këtë paketë si nevojë urgjente. Nuk kam hequr dorë nga platforma për demokracinë që kam shpalosur në janar të këtij viti”, tha ndër të tjera Basha.

Ai gjithashtu theksoi se Partia Demokratike do të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe të demokracisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: