Presidentja e KE, Ursula von der Leyen ka nisur vizitën e saj në Serbi duke takuar fillimisht Aleksandar Vuçiç.
Ajo është përqëndruar tek situata e tensionuar Kosovë-Serbi duke bërë të qartë se bashkëpunimi është e vetmja rrugë.
Von der Leyen kërkon që të përdoret dialogu i lehtësuar nga BE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën.
Në fakt, dje u lajmërua se Kosova e Serbia e arritën një marrëveshje që në ditën e parë të dialogut në Bruksel të ndërmjetësuar nga BE, por duket se bisedimet do të vijojnë dhe sot pasi Serbia nuk ka dhënë ‘ok’ përfundimtar.
STATUSI NGA URSULA VON DER LEYEN
Unë përgëzoj hapat e ndërmarrë deri më tani në reformat dhe sundimin e ligjit.
E rëndësishme për të përparuar më tej në mënyrë që Serbia të mund të anëtarësohet në BE.
Gjithashtu vendimtare për të përdorur dialogun e lehtësuar nga BE për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme për situatën aktuale me Kosovën.
Bashkëpunimi është e vetmja rrugë përpara.
I commend the steps taken thus far on reforms and rule of law.
Important to progress further so Serbia can join the EU.
Also crucial to use the EU-facilitated dialogue to find a sustainable solution to the current situation with Kosovo.
Cooperation is the only way forward. pic.twitter.com/cu8jN1WUJz
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) September 30, 2021
(BalkanWeb)