“SHBA dhe Kina po shkojnë drejt një konflikti të pashmangshëm nëse Uashingtoni nuk ndryshon qasjen e tij”, kështu ka thënë ministri i ri i Jashtëm i Kinës, Qin Gang në një konferencë për shtyp.

Gjatë fjalës tij, ai mbrojti forcimin e marrëdhënieve të vendit të tij me Rusinë.

Gjithashtu në deklaratën e tij, ministri Gang përshkroi agjendën e politikës së jashtme të Kinës për vitet e ardhshme, duke paraqitur Kinën dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë si një forcë të fuqishme dhe stabiliteti, ndërsa SHBA-në dhe aleatët e saj si burim tensioni dhe konflikti.

“Nëse SHBA nuk ndalon, por vazhdon të ecë në rrugën e gabuar, asnjë masë mbrojtëse nuk mund të parandalojë konfliktet dhe konfrontimet”, ka thënë ai.

Po ashtu ai mbrojti miqësinë e ngushtë midis Kinës dhe Rusisë. Ai tha se lidhjet midis Pekinit dhe Moskës “vendosën një shembull për marrëdhëniet e jashtme globale”.

“Me Kinën dhe Rusinë që punojnë së bashku, bota do të ketë një forcë lëvizëse. Sa më e paqëndrueshme të bëhet bota, aq më e domosdoshme është që Kina dhe Rusia të avancojnë në mënyrë të qëndrueshme marrëdhëniet e tyre”, ka thënë më tej ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: