Në kuadër të mbledhjes së dy Qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, Administratat Doganore respektive nënshkruan tre akte të rëndësishme, si

“Manuali i përbashkët për Procedurat Standarte të Operimit (PSO) për pikën e kalimit kufitar Morinë-Vermicë”.

Urdhërin e përbashkët “Për funksionimin e profileve të riskut në zbatimin e procedurave të transitit të mallrave përmes territorit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Kosovës dhe anasjelltas”.

“Manualin “Për procedurat e transitit në zyrën e doganës së Kosovës pranë Portit Detar të Durrësit”, i cili do të hyjë në fuqi në një moment të dytë sipas njoftimit të ndërsjelltë.

Miratimi i këtyre akteve  sjell;

-Standartizim dhe njehësim të procedurave doganore.
-Lehtësim të lëvizjes së mallrave në të dy vendet.
-Uljen e kohës së përpunimit të mallrave përmes analizave të përbashkëta të profileve të riskut.
-Uljen e kostove për bizneset e dy vendeve përmes aplikimeve të procedurave të thjeshtëzuara.

  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb