BalkanWeb zbardh të tjera detaje nga dosja hetimore e SPAK, që çoi në arrestimin e 18 personave. Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar një tjetër emër që po hetohet nga SPAK, që është pjesë e bandës së Nuredin Dumanit, i penduar i drejtësisë, që me rrëfimet e tij tronditi botën e krimit.

Personi tjetër i bandës së tij rezulton të jetë Festim Qoli, i dyshuar për kryerjen e veprave penale si më poshtë;

1-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Fatmira Habili (Dedaj), finalizuar në datën 14.09.2013 në qytetin e Durrësit, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

2-“Vrasje me paramendim”, e kryer për interes dhe me pagese, në dëm të viktimës Elvis Dedaj, finalizuar në datën 05.06.2012, kryer në bashkëpunim të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta’’, në formën e mbajtjes, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

3-“Dhuna në familje” në dëm të shtetases Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

4-“Shkatërrim i pronës me eksploziv” në dëm të shtetasit Mustafa Subashi (ngjarje e ndodhur në Durrës në datën 29.01.2020) dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, kryer në bashkëpunimin e posaçëm në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb