SHBA- Një i ri shqiptar nga Kosova është dënuar të premten me 20 vjet burgm për vjedhje të të dhënave personale të mbi 1 000 pjesëtarëve të ushtrisë dhe qeverisë së Shteteve të Bashkuara, duke i kaluar ato tek militantët e Shtetit Islamik.

Ardit Ferizi, 20 vjeç, është arrestuar në Malajzi vitin e kaluar dhe është ekstraduar më pas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ai e ka pranuar fajësinë në gjykatën federale të Virxhinias, në muajin qershor.

“Ky rast paraqet herën e parë që kemi parë një kërcënim shumë real dhe të rrezikshëm për sigurinë kombëtare, i cili ka rezultuar nga kombinimi i terrorizmit dhe shkeljeve kibernetike”, tha Departamenti amerikan i Drejtësisë.

Ferizi, vitin e kaluar, ka depërtuar në të dhënat e një kompanie private dhe ka siguruar emrat, fjalëkalimet e emaileve dhe numrat e telefonit të 1,351 ushtarëve dhe zyrtarëve amerikanë.

Shteti Islamik më pas i ka publikuar këto të dhëna në Twitter, së bashku me kërcënime kundër ushtarëve.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: