KURBIN

Gjykata ka vendosur arrest me burg për Ilir Xhepajn, bashkëpuntorin e Eduart Lamajt për vrasjen e 2-fishtë të 30 majit në Laç.

Xhepaj u arrestua ditën e djeshme në Astir, poshtë pallatit ku jetonte me qira, njëkohësisht fshihej pasi ishte në kërkim prej 15 majit kur kishte kryer atentatin e parë, dhe më pas edhe më 30 maj ku u përfshi si bashkëpuntor.

Ndërkohë ai kishte vetëm 3 muaj që kishte falë nga burgu, ku ishte dënuar për grabitje, dhe me të dalë nga aty kreu 2 atentate, të dyja në Laç, i pari plagosje dhe i dyti që çoi në vrasjen e Bujar Lika Hasanit dhe Paulin Gjergji Markut.

Po ashtu është arrestuar autori kryesor Eduart Lamaj i cili edhe ishte plagosur gjatë vrasjes, kurse në kërkim mbeten dy bashkëpuntorët e tjerë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb