Bashkëshortët Pajtim dhe Lumturi Yzi jetojnë në kushte të mjerueshme, në një dhomë të shkatërruar në lagjen “Donika Kastrioti” në Berat. Në një dhomë që gjatë dimrit pikon në çdo cep të saj për shkak të dëmtimit të çatisë prej vitesh, pa ngrohje, pa orendi shtëpiake dhe vetëm me dy divan në dhomë jetoj ky çift prej më shumë 15-vjetësh. Të harruar nga gjithkush dhe pa asnjë përkrahje ekonomike nga shteti, kryefamiljari detyrohet ta blejë bukën e përditshme duke mbledhur bidonë e kanoçe, të cilat i shet në tregun e mbeturinave.

Pajtimi dhe Lumturia jetojnë në kushte ekstreme të varfërisë dhe prej vitesh nuk përfitojnë as ndihmë ekonomike. Zonja e shtëpisë nuk i mban dot lotët duke treguar vështirësinë e të jetuarit në kushte të mjerueshme, ajo thotë se nuk ka asgjë në shtëpi për të ngrënë.

Lumturia pohon se bashkëshorti i saj është i sëmurë, ai vuan nga çrregullime të shëndetit mendor por edhe pse është diagnostikuar për këtë sëmundje nuk përfiton as kemp. “Ai – thotë Lumturia – është i vetmi që punon duke mbledhur bidonë e kanoçe”, pasi edhe vetë ajo vuan nga disa sëmundje dhe nuk mund të punojë. Lumturia deklaron se edhe gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohet sepse nuk ka mundësi të blejë dot as të blejnë ilaçet me të cilat duhet të kurohet patjetër.

Pajtim Yzi, kryefamiljari bën thirrje për ndihmë pasi, siç thotë vetë ai jeta për ta është tejet e vështirë dhe pamundësia ekonomike ka bërë që të rrinë edhe ditë pa ngrënë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb