Bashkëshorti i kryebashkiakes së komanduar të Bashkisë Durrës, Emirjana Sako ka rënë pre e grabitësve të cilët i kanë vjedhur automjetin luksos.

Gazetarja Klodiana Lala referuar burimeve, raportoi për “BalkanWeb” se Roland Shahini ka denoncuar vjedhjen pak javë më parë në policinë e Durrësit.

Automjeti luksoz ishte në përdorim të Roland Shahinit por automjeti në fjalë përdorej edhe nga familjarët e tij. Makina e vjedhur ishte e regjistruar në emër të kompanisë “Mektrin”, ku Shahini është aksioner.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb