Bashkëshortja e futbollistit, Granit Xhaka, Leonita Lekaj, ka festuar ditëlindjen.

Bukuroshja shqiptare tashmë një personazh i njohur në fushën e showbizit, feston një tjetër përvjetor të lindjes dhe me këtë rast nuk mungoi një dedikim special nga Xhaka.

Ky i fundit ka shpërndarë një fotografi në Instagram përmes të cilës ka zgjedhur fjalët më të bukura e më emocionale.

“Të dëshiroj lumturi që të vij çdo mëngjes tek ti, harmoni dhe po ashtu shëndet, je personi me zemrën më të mirë që kam takuar ndonjëherë”, u shpreh ai.

“E meriton për çdo gjë të mrekullueshme që ka ndodhur në jetën tënde, për një burrë me sukses gjithmonë fshihet një partnere e mrekullueshme, bashkë me dy engjëjt tonë të duam përgjithmonë”, ka thënë më tej ai.

Çifti janë të martuar që disa vite dhe jetojnë në Zvicër për shkak të angazhimeve e karrierës profesionale të futbollistit.
Ata janë prindër të dy vajzave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: