KOSOVE– Bashkëshortja e Ramush Haradinajt, Anita Haradinaj, ka thënë se për rastin e bashkëshortit të saj askush nga liderët e institucioneve kosovare nuk e telefonoi apo mbështeti.

Anita Haradinaj tha se është politika e Shqipërisë ajo që e mbështeti gjatë këtyre ditëve, kur Ramush Haradinaj gjendej nën arrest nga autoritetet franceze.

“Nuk pata telefonata nga zyrtarë institucionalë të Kosovës, por nga diplomatë dhe zyrtarë të lartë të Shqipërisë, Edi Rama më ka telefonuar etj. Unë kam marrë telefonata dhe mbështetje të jashtëzakonshme nga politika e Shqipërisë”- tha bashkëshortja e Haradinajt e ftuar në emisionin ‘Info Magazine’ në Kosovë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: