‘Akuzat në lidhje me Woody Allen që ka abuzuar me mua janë të pabazuara, ka qenë pikërisht nëna ime adoptive Mia Farrow që më ka shkaktuar dëme mua.
Kështu thotë Soon-Yi Previn, bashkëshortja 47-vjecare e Woody Allen (82 vjeç) dhe vajza adoptive e ish-es Mia Farrow, e cila flet për herë të parë për marrëdhënien e saj me kineastin kontrovers dhe për raportin dramatik me ish partneren e Allen: ’Mia nuk ka pasur kurrë instikt mëmësie në lidhje me mua’, ka deklaruar Soon-Yi për (New York Magazine).

Soon-Yi ka qenë e adoptuar nga Farrow dhe ish bashkëshorti Andre Previn kur ishte 6 vjeç. ‘Ajo që i ka ndodhur Woody është tronditëse, dhe e padrejtë. Mia ka përfituar nga lëvizja #Me Too dhe e ka prezantuar Dylan si viktimë… por gjithçka është një sajesë… Dhe për rolin e saj si nënë ajo shton: ’Nuk ka pasur kurrë instikt nënë me mua. Kur isha e vogël kisha vështirësi dhe bëja gabime ortografike dhe Mia mi shkruante fjalët në krah për të mi kujtuar dhe ma ulte kokën poshtë duke më thënë që kështu gjaku shkon në kokë dhe në këtë mënyrë bëhesh më inteligjente… më rrihte me një shkop dhe shpesh herë më quante ‘budallaqe’.

Në shtëpinë Farrow-Previn ishin gjashtë fëmijë gjithsej, përfshirë fëmijët biologjik të çiftit, Matthew, Sascha dhe Fletcher, siç tregon Soon-Yi: Kishte një hierarki dhe nëna ime adoptive nuk e ka fshehur asnjëherë.

Fletcher ishte ylli, vajza e saj e artë ndërsa unë dhe vëllezërit e tjerë adoptiv jemi trajtuar gjithmonë si ‘shtëpiak’.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Marrëdhënia mes Soon-Yi dhe Allen ka filluar pak a shumë mes 1990 dhe 1991 kur vajza ishte 21 vjeç dhe ishte e rritur. Farrow zbulon atëherë që Soon-Yi poston foto nudo për Allen dhe kjo gjë e tërboi fare, tregon bashkëshortja aktuale e regjisorit.
Mia përzuri vajzën nga shtëpia e tyre, duke i prere gjithashtu edhe fondet për shkollën dhe atë verë ajo sulmoi Allen me historinë e abuzimeve seksuale në lidhje me vajzën e tyre adoptive, Dylan.

Pavarësisht të gjithave një grup ekspertësh hodhi poshtë akuzat për Allen, por gjykatësit vendosën që të gjithë fëmijët t’i besoheshin Farrow.
Të menjëhershme kanë qenë reagimet nga ana e zëdhënësit të familjes Farrow dhe të vetë fëmijëve Dylan dhe Ronan, që në Twitter janë distancuar nga deklaratat e Soon-Yi të dhëna për New York Magazine.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb