LIBRAZHD- Një familje në Librazhd është ngujuar brenda dyqanit me të cilin ushqehen prej vitesh, pasi bashkia kërkon ta prishë. Bëhet fjalë për një kioskë të gazetave të cilën bashkia ka vendosur që ta prishë.

Në shenjë proteste familja e cila ka të vetmen mundësi për të nxjerrë bukën e përditshme, janë ngujuar brenda duke mos lejuar policinë që të prishë kioskën. Prindërit bashke me dy fëmijët kanë marrë në duar shishë benzine dhe kërcënojnë se do të digjen nëse do iu prishet dyqani. Bashkia e Librazhdit nuk ka reaguar akoma, për këtë akt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb