BERAT-Lefter Maliqi prej disa muajsh drejton degën e komunës së Otllakut por aspiratat i ka më të mëdha, të drejtojë Bashkinë e Beratit.
Me anë të një statusi në Facebook, Lefter Maliqi bën me dije se mijëra njerëz në Berat i kanë kërkuar të vetëshpallë kandidaturën.
“Gjatë dy muajve të fundit kam marrë shumë telefonata dhe mesazhe nga ju, ku me keni Nxitur, Motivuar dhe Mbeshtetur per tu vetëpropozuar si kandidat per Kryetar i Bashkisë Berat! Në pamundësi për tu kthyer përgjigje të gjithëve,dua tju falenderoj sinqerisht. Le të presim vendimin e strukturave vendimarrëse! Respekt,mirënjohje per ju dhe gëzime ne familjet tuaja”, shkruan Maliqi.
Prej kohësh ai publikon në faqen e tij në rrjetin social fotografi nga takime me qytetarët duke shfaqur hapur dëshirën për tu kandiduar në Bashkinë bastion të së majtës.
Por me një urdhër të fundit, kryetari i PD­së, Lulzim Basha ka vendosur që kryetarët e degëve të kësaj force politike të mos kandidohen për kryetarë të bashkive.

Per te zmadhuar imazhin, kliko mbi te
lefteri

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: