BERAT- Bashkia e Beratit ka shpërndarë ndihmat e para për të përmbyturit nga dalja e lumit Osum nga shtrati. Mësohet se 20 familje rome kanë marrë ndihma në ushqime dhe veshmbathje. Kryetari i Bashkisë Berat Petrit Sinaj tha se kjo është vetëm ndihma e parë.

“Nesër përfundon pastrimi i rrugëve ndërkohë që do të nisë puna për kanalizimet e ujërave”, tha Sinaj.

Lumi Osum doli dje në mbrëmje nga shtrati duke vërshuar në qytet. Më të prekurat nga përmbytjet ishin banesat e komunitetit rom.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb