Nga: DAFINA KOLA*

Bashkia e Fierit me një vendim të datës 09.12.2011, të shoqëruar edhe me një akt-marrëveshje i ka dhënë një investitori të Fierit, leje të ngrejë një biznes privat në lulishten e qytetit të Fierit. Por në vendimin e saj Bashkia e këtij qyteti ka caktuar për investitorin, Nimet Kamberaj vetëm 100 m2, për ta shfrytëzuar si favor, pasi ky i fundit kishte marrë përsipër rikonstruksionin e kësaj lulishteje. Ndërkohë Nimet Kamberaj, pronari i 100 m2 të dhëna nga bashkia e ka shtrirë biznesin e tij, duke zënë rreth 500 m2.

Në të vërtetë hapësira publike, që vetë bashkia e cilëson të tillë janë “zaptuar” nga zoti Kamberaj, i cili pavarësisht lejes së marrë nga pushteti vendor e ka thyer atë, duke shkelur edhe ligjin, edhe pse vetë bashkia mbyll sytë përballë këtij skandali. Por pavarësisht se shfrytëzon gjithë këtë hapësirë publike, për qëllime të tija private, zoti Nimet Kamberaj e merr energjinë nga shtyllat e vendosura po nga Bashkia e Fierit, duke vjedhur energjinë që paguhet po nga qytetarët fierakë.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb