KUKËS- Bashkia e Kukësit ka reaguar por situatën e krijuar nga zjarret, për të cilën thotë se është emergjente. Në një deklaratë, Bashkia e Kukësit deklaron se në Qafë Kom rrezikohen banesat por nuk ka asnjë ndërhyrje dhe se banorët po shuajnë vetë zjarrin.

“Situata e zjarreve është tepër shqetësuese. Në Qafë Kom po rrezikohen banesat. Shtabi i Emergjencave është indiferent. Asnjë mjet zjarrfikës nuk u angazhua. Banorët po shuajnë vetë zjarrin. Situata po del jashtë kontrollit. Thirrje institucioneve të reagojnë Vatrat e zjarrit prej disa ditësh në Valbonë, Zogaj dhe Qafë Kom. Për shuarjen duhet ndërhyrje nga ajri”, deklaroi Bashkia e Kukësit.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: