POGRADEC – Bashkia e Pogradecit fton qytetarët e Pogradecit dhe të gjithë qytetarët shqiptarë në Festën e Verërave 2015.
Festa organizohet në datat 18 dhe 19 Dhjetor 2015 në Sheshin e Qytetit (para Pallatit të Kulturës). Festa hapet në orën 17:30.
Pjesë e festës do jenë edhe konkurset për verën më të mirë, të bardhë dhe të kuqe, si edhe konkursin e poezisë më të mirë për verën. Nuk do të mungojnë surpriza të tjera!
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb