POGRADEC

Këshilli bashkiak në Pogradec ka miratuar vendimin më të ri për të përjashtuar nga taksimi baret dhe restorantet që përdorin hapësirën publike për biznesin e tyre.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se të gjitha baret dhe restorantet që në hapësirë publike vendosin tavolina dhe karrige jashtë për 4 muajt në vijim filluar nga shtatori dhe deri në fund të dhjetorit s’do e paguajnë taksën.

Kjo vlen vetëm për territorin e Bashkisë Pogradec dhe synohet që pas sezonit veror t’u vijë në ndihmë bareve dhe lokaleve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb