VLORË- Bashkia e Selenicës ka marrë dy vendime pas masakrës së ndodhur dje në fshatin Resulaj ku Ridvan Zykaj vrau 8 të afërm të tij, mes tyre 2 të mitur.

Kryetari i Bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj deklaroi në një prononcim për “BalkanWeb” se në orën 13:00 të ditës së sotme pritet mbledhja e thirrur me emergjencë e Këshillit Bashkiak ku pritet të miratohen 2 projektvendime. I pari ka të bëjë me shpalljen ditë zie të ditës së hënë në Bashkinë e Selenicës dhe vendosjen në dispozicion të familjeve të viktimave prej 12 milionë lekëve të vjetra.

“E kemi mbledhjen në orën 13:00, një orë para ceremonisë së varrimit. Janë dy projektvendime që çojmë në këshill. Bëhet fjalë për të shpallur një ditë zie pas ditës së varrimit dhe për të marrë përsipër shpenzimet e ceremonive mortore të 8 viktimave. Është një shumë prej 12 milion lekësh të vjetra”, u shpreh kryetari i Bashkisë së Selenicës Përparim Shametaj për “BalkanWeb”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb