TIRANE- Këtë dhjetor, Bashkia e Tiranës ka hapur dyert për dhurimin e gjakut për t’i dhënë një mundësi atyre që kanë nevojë për të vazhduar jetën

Bashkia e Tiranë është bashkuar me nismën “Dhuro gjak, shpëto një jetë”.

Në një mjedis të kthyer në pikë dhurimi gjaku në Bashkinë e Tiranës, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe punonjës të bashkisë dhuruan gjak, si pjesë e nismës së Kryqit të Kuq.

“Më vjen shumë mirë që Bashkia e Tiranës ka hapur sot dyert për dhurimin e gjakut. Do të jenë shumë njerez të stafit tonë që janë në gjendje të mirë shëndetësore, për të dhuruar gjak. Për Bashkinë e Tiranës, Dhjetori është muaji i dhurimit, por jo vetëm i dhurimit të të mirave materiale me të cilat të gjithë gëzohen për dhuratat e fundvitit, por e dhurimit të asaj që është gjëja më e shtrenjtë, dhurimit të jetës”, deklaroi Veliaj.

Më tej, ai vlersoi nismën “Dhuro gjak, shpëto një jetë” si mundësi për të gjithë ata që kanë nevojë në momentet e vështira.

“Më vjen mirë që Kryqi i Kuq inkurajon shoqërinë solidare, por edhe shoqërinë inteligjente, që i paraprin me bankën e gjakut dhe ofron mundësinë për të vazhduar jetën me shumë kurajo”, tha Veliaj.

Nga ana e tij, përfaqësuesi i Kryqit të Kuq vlerësoi si një moment shumë të veçantë që Bashkia e Tiranës po organizon këtë seancë për dhurimin e gjakut. “Dhurimi i gjakut është një ndër aktet më humanitare dhe me një njësi gjaku shpëtohen jetë njerëzish.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: