Bashkia e Tiranës ka hapur aplikimet për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe për sezonin e ardhshëm. Sipas njoftimit, fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen këtë sezon dhe që mbushin 3 vjeç deri më 15 shtator do të regjistrohen automatikisht në kopësht.

Ngga ana tjetër Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e prindërve që deri më 26 qershor të deklarohet pranë çerdhes se në cilin kopësht duan të regjistrojnë fëmijën për sezonin e ardhshëm.

 

NJOFTIMI NGA BASHKIA E TIRANËS

Bashkia e Tiranës hap aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe

Në datat 07 – 11 Qershor 2021 në çdo çerdhe publike të Bashkisë Tiranë, do të kryhet procedura e aplikimit për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe.

Drejtoria e Përgjithshme e Çerdheve dhe Kopshteve, bën me dije se fëmijët që kanë frekuentuar çerdhen në sezonin 2020-2021 dhe që mbushin moshën 3 vjeç, deri më datë 15 Shtator 2021, do të regjistrohen automatikisht në kopsht.

Bashkia e Tiranës kërkon bashkëpunimin e  prindërve për të bërë brenda datës 26 qershor 2021 deklarimin pranë çerdhes ku fëmija ka frekuentuar ,  kopshtin në të cilin dëshirojnë të regjistrojnë fëmijën.

“Kopshti i përzgjedhur nga prindërit, duhet të jetë në njësinë administrative ku aktualisht ndodhet vendbanimi i fëmijës”, thuhet në njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb