TIRANE-Një investim i ri në rrjetin e ujësjellësit po merr jetë në rrugën “Ali Shefqeti”. Bashkia e Tiranës ka ndërhyrë me mjetet dhe specialistët e saj për të përmirësuar furnizimin me ujë në zonën e Shkozës, duke bërë të mundur zëvendësimin e linjës së vjetër të ujësjellësit.

Linja e re e ndërtuar do të bëjë të mundur furnizimin me ujë të qytetarëve me të gjitha parametrat dhe cilësinë e duhur për ta përdorur atë. Ndërkohë, për të shmangur problemet gjatë shirave lokalë, Bashkia e Tiranës ka pastruar një pjesë të konsiderueshme të pusetave në rrugët kryesore të kryeqytetit.

Punonjësit e UKT-së janë kujdesur të pastrojnë me sondë të gjitha pusetat e ujërave të ndotura në rrugën “Ali Demi”, ku janë evidentuar një sërë mbetjesh plastike të hedhura nga qytetarët.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: