TIRANE– Banorët e Laprakës do të kenë një lulishte të re për të kaluar disa momente çlodhëse. Bashkia e Tiranës ka nisur punimet për ndërtimin e lulishtes tek rruga “Pandi Dardha” por jo vetëm, e cila do të transformojë tërësisht bllokun e banimit që më parë ka qenë i mbushur me inerte apo i zaptuar nga parkingjet private.


Sipas projektit do të ndërtohet një shesh rekreativ për të gjitha moshat, ku hapësira do t’i dedikohen jo vetëm këndeve për fëmijë, por edhe grupmoshave më të rritura të cilët do të kenë mundësi që të qëndrojnë pranë gjelbërimit.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërhyrja në këtë bllok pallatesh parashikon dhe ndërtimin e trotuareve, sistemimin e parkingjeve mes pallateve, ndriçimin e tyre dhe vendosjen e të gjithë sinjalistikës së nevojshme duke rritur sigurinë.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka shprehur vendosmërinë që çdo lagje e kryeqytetit të ketë një kënd lojërash dhe hapësira çlodhëse për më të rriturit.

(BalkanWeb)