Kreu i qeverisë, Edi Rama vlerësoi punën e bërë deri tani nga kryebashkiaku Erion Veliaj në drejtim të Bashkisë së Tiranës.

Duke folur në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të kryeqytetit, Rama e cilësoi Bashkinë një sektor prioritar.

“Bashkia e Tiranës është sektor prioritar i veçantë. Nuk dua të zgjatem më shumë, ju falenderoj shumë për mundësinë. Falenderoj të gjithë ata qa që kanë kontributin e tyre në këto që pamë dhe natyrisht përgëzoj dhe Erionin për drejtimin, për punën dhe për optimizmin e tij të pashërueshëm”, tha Rama.

Në përgjigje të deklaratës së kryeministrit, Veliaj tha falënderoi Ramën duke thënë “shumë faleminderit Edi Ramës për mbështetjen dhe për gjithë energjinë e pafundme për të ecur përpara”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb