Bashkia Kamëz vendosi sot faljen e taksave dhe tarifave familjare për 7 mijë e 638 familje deri në vitin 2010, të cilat nuk kanë pasur mundësi deri më tani të paguajnë këto detyrime ndaj institucionit.

Me paketën e re fiskale te vitit 2020 u sollën ndryshimet për shtresat ne nevojë si Invalidët e punës, të verbërit, para-tetra plegjikët, kryefamiljarët, gratë me mbi dy fëmijë dhe të paaftët e vetmuar të cilët sot paguajnë 30% të paketës familjare nga 6000 (në vitin 2019)në 1800 lek(në vitin 2020) Pensionistët paguajnë nga 6000(në vitin 2019) në 1200 lek(në vitin 2020).

Më herët, Këshilli Bashkiak Kamëz ka miratuar unanimisht, duke kthyer në vendime dy nisma të Bashkisë, mjaft të rëndësishme dhe lehtësuese për biznesin që kanë të bëjnë me detyrimet ndaj Bashkisë.

Një tjetër lehtësim që ka bërë Bashkia Kamëz për bizneset është edhe heqja e pagesës së hapësirës publike për subjektet tregtare për 3 muaj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: