Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari, i shoqëruar edhe nga drejtues të policisë së Komisariatit të Kuçovës, ka kryer inspektime në disa fosoneri që operojnë në këtë qytet,lidhur me zbatimin e masave që duhet të marrin bizneset për të mbrojtur punëtorët nga përhapja e koronavirusit.

Gazetarja Eneida Petova raporton për “Balkanweb” se Kryebashkiaku i Kuçovës ka qënë vetë në krye të inspektimeve që janë kryer paraditen e sotme në 2 fasoneri në qytetin naftëtar. I shoqëruar nga Shefi i Komisariatit Kuçovë,Sokrat Gode dhe punonjës të bashkisë,ai ka kontrrolluar nga afër përmbushjen e masave të përcaktuara nga qeveria për vijueshmërinë e punës në ndërmarrjet fasone.

Qëllimi i këtyre inspektimeve-sipas kryebashkiakut Hajdari-kryhet për të parë nga afër realizimin e protokolleve të sigurisë në punë,duke filluar nga përmbushja e kushteve higjeno-sanitare, masat e mara për të parandaluar Covid-19 dhe masat e marra nga fasoneritë për personelin,që nga përdorimi i maskave e dorashkave e deri tek distancimi social prej 2-metër midis punëtorëve.

Hajdari ka theksuar se,kontrrollet do të vijojnë dhe se toleranca do të jetë “zero” për të gjitha bizneset që nuk respektojnë rregullat dhe shkelin ligjin në këtë situatë të rënduar pandemie.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb