KUÇOVA

Disa ditë më parë bashkia e Kuçovës,ka ndërmarrë një vendim për hapjen e të gjitha zonave publike të zaptuara nga qytetarët. Vendimi u mor në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak dhe menjëherë pas kësaj u ngrit edhe një grupë pune,që inspektoi të pesta lagjet e qytetit për të kostatuar edhe zonat publike të zaptuara nga qytetarët e të kthyera shumica në bahçe private.

Dy ditët e fundit,Policia Bashkiake Kuçovë në bashkëpunim me IMT dhe Drejtorinë e Urbanistikës,ka filluar edhe aksionin për prishjen e këtyre ndërtimeve pa leje. Puna ka filluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në lagjen “Tafil Skëndo” për të vazhduar më pas në të gjitha lagjet e tjera të qytetit.

  • foto galeri
  • foto galeri

Skrepi i bashkisë ka prishur të gjitha gardhet dhe baçet që kishin zaptuar sipërfaqe të mëdha tokë publike. Kryebashkiaku i Kuçovës Kreshnik Hajdari ka deklaruar se,lagjet më të rënduara nga zaptimi i sipërfaqeve publike janë tre lagjet në zemër të qytetit: “Llukan Prifti”, “1 Maji” dhe “Tafil Skëndo”. Hajdari ka bërë me dije se,pas lirimit të këtyre sipërfaqeve,lagjet do të marrin një pamje tjetër.

Këto hapësira publike të zaptuara ndër vite-sipas Hajdarit-do të kthehen në ambjente shlodhëse për banorët e këtyre lagjeve,me stola,ndriçim e gjelbërim pasi bashkia do të ruaj traditat e gjelbërimit të qytetit,duke i pyllëzuar ato me pemë. Hajdari ka konfirmuar se,pas përfundimit të këtij aksioni që nisi sot,radhën për prishje do ta kenë dërtimet pa leje në çdo zonë të territorit të kësaj bashkie.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb